Aplikacione për Nokia që duhet ti posedoni?

Ovi Store, dyqani për aplikacione mobile i kompanisë Nokia, për herë të dytë nga krijimi i saj ka organizuar Must-Have Apps çmimet, në të cilën vetë përdoruesit kanë zgjedhur...

Ovi Store, dyqani për aplikacione mobile i kompanisë Nokia, për herë të dytë nga krijimi i saj ka organizuar Must-Have Apps çmimet, në të cilën vetë përdoruesit kanë zgjedhur se cilat aplikacione janë më të mira. Kurse çmimet kanë qenë të ndara në 6 kategori: lojra, rrjete sociale, muzikë, shërbime, argëtim, biznis dhe produktivitet.

Votimi përfundoi javën e kaluar, kurse Nokia më datën 12 janar kishte publikuar dhe fituesit, në blogun zyrtarë.

Kështu që ja dhe fituesit në gjith kategoritë:

Në kategorinë lojra, fitues është Doodle Jump, e zhvilluar nga GameHouse. Sipas përdoruesve, lojra është fenomenale, dhe njëkohësisht e thjeshtë.

Në kategorinë për rrjetet sociale, është zgjedhur aplikacioni Gravity, e cila përdoruesve ju mundëson të qëndrojnë në kontakt me shokët e tyre virtual, dhe me ato shokë më pak virtual, duke bashkuar kështu të gjitha profilet e rrjeteve sociale në një vend. Aplikacioni ofron çdo gjë që pritet për përdorimin e rrjeteve sociale, si shpërndarjen e fotografive, vendosjen e statusëve, dhe raportimin e lokacioneve të caktuar, kurse është zhvilluar nga Jan Ole Sur.

Tek kategoria për aplikacione muzikore, fitues është Shazam. Tifozët e muzikës të cilët nuk e dijnë cilën këngë janë duke ndëgjuar në radio, ose në ndonjë vend tjetër, me ndihmën e këtij aplikacioni do ta mësojnë këtë pa problem.

Në kategorinë argëtim, si aplikacion më i mirë është zgjedhur Touchnote Postcards, me ndihmën e së cilës, çdo fotografi në mënyrë të thjesht mund të shëndrohet si letër urrimi, shum kreative.

Në kategorinë biznis dhe produktivitet fitues është Mobile Documents, e cila thjeshtëzon shikimin e e-mail mesazheve.

Dhe si fund në kategorinë për aplikacione të shërbimeve i takon JoikuSpot WiFi, Hot Spot. Ky aplikacion mundëson përdorimin e telefonave Nokia si WiFi pikë kyqje, me çka telefonat tjerë ose kompjuterët për reth jush, mund pa problem të lidhen me telefonin tuaj përmes WiFi, dhe të përdorin internetin nga ai./itshqip.com

RELATED BY