Aplikacioni Facebook Pwn mund të vjedhë të dhënat tuaja personale!

Hulumtuesit për siguri në internet nga Egjipti kanë krijuar një aplikacion Facebook Pwn, të bazuar në Java i cila automatikisht mbledhë të dhëna nga profilet e fshehura në Facebook...

Hulumtuesit për siguri në internet nga Egjipti kanë krijuar një aplikacion Facebook Pwn, të bazuar në Java i cila automatikisht mbledhë të dhëna nga profilet e fshehura në Facebook dhe i zbulon të dhënat personale.

Mjeti funksionon ashtu që fillimisht krijon një profil të rremë dhe i cili më pas tenton të bëhet shokë me gjithë kontaktet që i ka porifli nga i cili dëshiron të nxjerë informacionet. Pastaj sulmuesi zgjedh një nga shokët e viktimës, dhe mbush profilin e rreme me të dhënat e shokut të viktimës, duke i vjedhur emrin, mbiemrin, dhe fotografinë. Mjeti pastaj përdorë profilin e rremë që të shtojë si shokë profilin nga i cili dëshiron të nxjerë informacionet. Egziston një mundësi e madhe që personi i sulmuar të pranon ftesën për shokë kur të shikon personin(shokun) e njohur.

Nëse ftesa për miqësi pranohet, atëher ky mjet ose aplikacion i vjedh të gjitha të dhënat personale, dhe fotografitë, më pas personi edhe po e hetojë këtë gjë nuk ka mundësi të bëjë asgjë edhe po e fshiri atë nga lista e shokëve, sepse tani më të dhënat do të jenë në dispozicion për sulmuesin. Informacionet e vjedhura më pas mund të përdoren për sulme të ose keqpërdorime të mëtutjeshme.

Sipas ekipit që qëndron pas Facebook Pwn, ky projket është vetëm sa të demonstrojmë se një gjë e tillë është e mundur dhe kërkojnë që ky aplikacion të mos keqpërdoret. Kodet për këtë mjetë janë në ueb faqen e projektit, ku mund të gjeni dhe detaje tjera për të krijuar module të reja për aplikacionin.

Aplikacioni thjesht demontron se sa Facebook-i mund të jetë i pasigurtë dhe se duhet të mendoni mirë para se të publikoni të dhënat personale të cilat nuk dëshironi të keqpërdoren dhe të mbeten private./itshqip

RELATED BY