Apple App Store arrinë rekord të ri në shkarkime

Aplikacioni mobil për platformën e marketingut, Fiksu ka zbuluar se një rekord prej 7.8 milionë shkarkimeve është arritur muajin e kaluar në Apple App Store. Suksesi i Apple iPhone...

Rekord i ri në Apple App Store

Aplikacioni mobil për platformën e marketingut, Fiksu ka zbuluar se një rekord prej 7.8 milionë shkarkimeve është arritur muajin e kaluar në Apple App Store. Suksesi i Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus është thënë se ka të bëjë shumë me arritjen e rekordit, pasi që të gjithë blerësit e modeleve të reja duhet të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionet e tyre të preferuara në pajisjet e tyre të reja. Nga kjo ka rezultuar që shkarkimet për muajin Shtator janë përmirësuar për 42%, kurse 39% për muajin Tetor në krahasim me vitin e kaluar.

Me një ekran të madh 4.7 inç që posedon iPhone 6, dhe një ekran edhe më të madh 5.5 inç iPhone 6 Plus, Apple arriti të bënte zhvillimin më të madh të kompanisë. Përderisa përdoruesit e telefonave të mençur të kompanisë Apple po përditësohen me pajisjet e reja me ekran të madh, çmimi i aplikacioneve ka rënë nga 2.25 dollar në 2.16 dollar. Megjithatë, çmimi për të reklamuar në App Store është rritur si pasojë e festave të fund vitit dhe kërkesës së madhe për modelet e reja të iPhone-it.

Apple pritet të shes 71 milionë iPhone brenda tre muajve, sipas analisteve Ming Ci-Kuo. 56 milionë e shitjeve pritet të jenë vetëm të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus dhe nëse këto shifra do të arrihen, shkarkimet në App Store do të vazhdojnë të thejn përsëri rekorde gjatë muajve të ardhshëm./itShqip

RELATED BY