Apple blen Beats për 3 miliardë dollarë

Kompani Apple konfirmoi se  ka blerë Beats Electronics dhe Beats Music për 3 miliardë dollarë. Në një deklaratë konfirmimi për blerjen, Apple tha se marrëveshja për blerjen e Beats...

Apple blen Beats për 3 miliardë dollarë

Kompani Apple konfirmoi se  ka blerë Beats Electronics dhe Beats Music për 3 miliardë dollarë.

Në një deklaratë konfirmimi për blerjen, Apple tha se marrëveshja për blerjen e Beats ishte ” e gjitha për muzikë”. Beats është kompania e rangut më të lartë të kufjeve/ndëgjojsve.

Informata e parë që Apple ishte në bisedime me Beats Electronics u kuptua në fillim të muajit. Sidoqoftë, pytjet u rritën shumë shpejtë duke hamendësuar pse Apple duhet ta blejë kompaninë.

Beats është themeluar nga Jimmy Lovine dhe Dr.Dre, dhe që të dy do të jenë pjesë e kompanisë Apple kur marrëveshja do të përfundojë.

Gjiganti Apple ka për të pagur 3 miliarë dollarë, 2.6 miliardë para të gatshme dhe 400 milionë me këste./itShqip

RELATED BY