Apple do të jetë blerësi më i madh i çipave për vitin 2012

Apple do të jetë blerësi më i madh i çipave për këtë vit për shkak të valës së kërkesave për prodhimet e kompanisë, që do t’i mundësoj të vendos...

Apple do të jetë blerësi më i madh i çipave për këtë vit për shkak të valës së kërkesave për prodhimet e kompanisë, që do t’i mundësoj të vendos çmime më të ulta dhe dërgesa më të shpejta, thotë IHS iSuppli në një studim të së Mërkurës.

Shpenzimet e kompanisë për çipa do të rriten derisa konkurrentët do të zbrapsin ose ngadalësojnë shpenzimet e tyre për çipa të përdorur në produktet si kompjuterë, telefona të mençur, tabletë dhe pajisje të tjera elektronike, thotë kompania hulumtuese.

Vlerësohet se këtë vit Apple do të shpenzoj rreth 28 miliardë dollarë për gjysëmpërçuesit, sipas shifrave nga iSuppli. Kjo është shumë më tepër se sa Samsung që renditet i dyti në listë, dhe pritet të shpenzoj rreth 14.9 miliardë, duke rritur shpenzimet për 0.3 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Këtë vit është rritur kërkesa për iPad, iPhone dhe Mac kompjuterë nga Apple. Më herët këtë javë, Apple kumtoi se ka shitur 17 milionë iPad gjatë tremujorit të kaluar, shifër kjo që paraqet rritje prej 84 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. iPhone i Apple u shit 28 përqind më tepër këtë vit duke arritur 26 milionë, përderisa shitja e Mac u ngrit për 2 përqind. /itshqip.com

RELATED BY