Apple do të lansojë tre iPhone këtë vit?

iPhone 6

Nuk është e zakonshme që Apple të debutojë tri versione të pajisjes kryesore iPhone për një vit, por këtë vit duket se gjërat kanë për të ndryshuar dhe ne mund të shohim edhe lansimin e tretë të gjigandit.

Bazuar në DigiTimes, që njihet për raportet e thashethemeve, kompania ka në plan të lëshojë një model shtesë për gjeneratën e ardhshme të iPhone-it. Të tri pajisjet do të jenë iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C.

Thashethemet e mëparshme tregojnë që Apple kishte larguar përgjithmonë modelin C të telefonave, të cilin kompania e kishte sjellur në një çmim dukshëm më të lirë. Po ashtu, DigiTimes ka shkruar se gjenerata e ardhshme e iPhone-ve do të bart ekrane nga Corning Gorilla Glass së bashku me teknologjinë Force Touch, që mund të dallojë shtypjen e fortë apo lehtë me gisht në ekran, transmeton itShqip.com.

Derisa iPhone 6S Plus do të furnizohet me procesorin A9 nga Samsung, iPhone 6C do të bartë çipin A8 nga e njëjta kompani./itShqip/

CategoriesTags

Related Posts