Apple duke përgaditur iPhone 6S me ekran 4 inç?

Sipas disa raporteve, Apple mund të ofroj gjeneratën e fundit të iPhone-it, iPhone 6, me madhësi të njëjtë sikur paraardhësi i tij iPhone 5S. Pavarësisht lansimi të modeleve të...

Apple duke përgaditur iPhone 6S me ekran 4 inç

Sipas disa raporteve, Apple mund të ofroj gjeneratën e fundit të iPhone-it, iPhone 6, me madhësi të njëjtë sikur paraardhësi i tij iPhone 5S.

Pavarësisht lansimi të modeleve të reja të iPhone-it në këtë vit, Apple vazhdoj të ketë një numër të madh shitjesh të pajisjeve me ekran 4 inç, iPhone 5, iPhone 5S dhe iPhone 5C. Kjo e ka bërë kompaninë të kuptojë që kërkesat për telefona të mençur me ekran të vogël janë ende të mëdha, bazuar në thashethemet që vijnë nga MobileWorldLive.

Apple lansoi telefonin e fundit të saj në fund të muajit Shtator, ku shitjet e të dy modeleve thyen rekorde. Sigurisht, shancet për të vazhduar shitjet e mëdha të telefonave iPhone 5, iPhone 5S dhe iPhone 5C do të rriteshin edhe më shumë nëse pajisjet do pasonin zbritje të çmimit, sesa zvoglim të madhësisë së ekranit.

Bazuar në raport, iPhone 6S me ekran 4 inç do të ketë të njëjtën teknologji sikur modelet e tjera të mëdha, pra do mbështet NFC për Apple Pay dhe Touch ID. Ky telefon i mençur mendohet se do të debutohet në fillim të vitit të ardhshëm së bashku me orën e parë nga kompania, Apple Watch.

Deri tani, këto mbeten vetëm pjesë e thashethemeve, por në rast se Apple konfirmon diçka, padyshim që ne do ju njoftojmë./itShqip

RELATED BY