Apple dyfishon sasinë për aplikacion në App Store në 4GB

Apple dyfishon sasinë për aplikacion në App Store në 4GB

Qysh në ditët e para të hapjes së dyqanit Apple App Store në vitin 2008, kompania ka ofruar një sasi të limituar tek zhvilluesit prej 2GB për aplikacion, por nga tani gjërat kanë ndryshuar. Apple iu lejon zhvilluesve të paraqesin aplikacione me sasi deri në 4GB, sasi e cila është dyfishuar nga ajo maksimale për aplikacion që ishte më parë. Arsyja për këtë rritje qëndron tek lojërat e reja për iOS që kanë filluar të vijnë me sasi gjithnjë më të mëdha.

Apple ende ofron vetëm 100MB për dërgimin e aplikacioneve brenda lidhjeve telefonike, ndërsa për lidhje me Wi-Fi ky limit nuk vlen. Me rritjen e sasisë së aplikacioneve, përdoruesit e telefonave iPhone dhe tabletave iPad duhet të jenë më të kujdesshëm duke shikuar më shpesh hapësirën e tyre të limituar, veçanërisht përdoruesit që posedojnë modelin 16GB.

Rritja e sasisë për aplikacion në 4GB do iu ofrojë zhvilluesve më shumë hapësirë për të ofruar një eksperiencë më të pasur tek përdoruesit.(ITshqip)

Related Posts