Apple fiton betejën kundër Samsung në Australi

Një gjykatë australiane ka ndaluar përkohësisht shitjen e tabletëve të Samsung Electronic në australi, pasi që Samsung ishte akuzuar nga kompania Apple. Apple ka akuzuar Samsungun për kopjimin e...

Një gjykatë australiane ka ndaluar përkohësisht shitjen e tabletëve të Samsung Electronic në australi, pasi që Samsung ishte akuzuar nga kompania Apple.

Apple ka akuzuar Samsungun për kopjimin e ekranit dhe teknologjinë e prekjes në paisjen e vet Galaxy Tab 10.1. Të dy kompanitë janë të përfshira në beteja ligjore në nëntë vende.

Samsung është njëri nga sfiduesit kryesor i Apple në kategorinë e smartphoneve dhe në industrinë e tabletëve.

Vendimi i gjykatës federale kërcënon të dëmtojë pozitën e Samsung në tregun australian, pasi ajo mund të humbasë sezonin e fitimprurjes./itshqip

RELATED BY