Apple investon 850 milionë dollarë në fushën e energjisë solare

Apple do të investojë 850 milionë dollarë në fushën e energjisë solare në qytetin Montery të Kalifornisë, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Tim Cook. Pas përfundimit, zona me panele...

Apple investon 850 milionë dollarë tek një zonë solare

Apple do të investojë 850 milionë dollarë në fushën e energjisë solare në qytetin Montery të Kalifornisë, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë Tim Cook.

Pas përfundimit, zona me panele solare do të furnizojë bllokun e kompanisë në qytetin Cupertino, një qendër të dhënash së bashku me 50 kompani të tjera, njoftoi Cook gjatë një konference në San Francisco, transmeton itShqip.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Apple foli gjithashtu edhe për rëndësinë e madhe të partneritetit me IBM të krijuar kohëve të fundit, për të cilin Cook tha për të dy si kompani janë shumë të kompletuara. (ITshqip)

RELATED BY