Apple iPhone 6 do të lansohet në Gusht?

Apple zakonisht lëshon gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve në Shtator çdo vit, por sipas disa raporteve ndoshta këtë herë iPhone 6 do të lansohet më herët. Bazuar në burimet...

Apple iPhone 6 do të lansohet në Gusht1

Apple zakonisht lëshon gjeneratën e ardhshme të iPhone-ve në Shtator çdo vit, por sipas disa raporteve ndoshta këtë herë iPhone 6 do të lansohet më herët.

Bazuar në burimet e cituara nga Economic Daily News, iPhone 6 pritet të lansohet në Gusht, një muajë më herët përpara produkteve që kompania lanson çdo vit.

Këto raportet thojnë se iPhone 6 me ekran 4.7 inç do të lansohet në Gusht, ndërsa debutimi i modeleve tjera më të mëdha si 5.5 inç ose 5.6 inç do të bëhet në Shtator.

Më herët gjatë këtij viti janë lëshuar disa dokumente nga të cilat pretendohet të jetë skematika e iPhone 6 që është i pajisur me ekran 5.5 inç. Kjo do të jetë përpjekja e parë e kompanisë Apple në pajisjet e mëdha, shpesh të quajtura “fableta”.

Samsung prodhoi telefonin e parë të mençur me përmasa të mëdha i cili u prezantua në vitin 2011,  është fjala për Galaxy Note me ekran 5.3 inç. Më pas kompanitë e tjera si HTC, Nokia dhe LG lëshuan pajisje me këto madhësi.

iPhone 6 pritet të ketë përmirësime të mëdha në harta dhe fokus të madh fitnes./itShqip

RELATED BY