Apple iPhone 6S do të posedojë 2GB RAM

Sipas një raporti që vije nga Tajvani, kompania Apple pritet të sjell iPhone 6S me 2GB RAM. Bazuar në këtë raport, Apple do të përdorë teknologjinë e re LPDDR4...

iphone six mac2

Sipas një raporti që vije nga Tajvani, kompania Apple pritet të sjell iPhone 6S me 2GB RAM. Bazuar në këtë raport, Apple do të përdorë teknologjinë e re LPDDR4 që lejon transmetimin e sinjaleve për 34 GBps, duke mos konsumuar energji më shumë se teknologjia aktuale, transmeton ITshqip.com. Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus aktualisht posedojnë 1GB RAM duke përdorur teknologjinë e vjetër LPDDR3.

Apple me sa duket kishte të vështirë të vendoste se cilën teknologji të përdorë në modelin e ardhshëm të iPhone-it, pasi që teknologjia LPDDR4 kushton 35% më shumë sesa LPDDR3. Përveç kësaj, Apple ishte e shqetësuar edhe për disponueshmërinë e çipave të rijnë si pasojë e çështjeve të prodhimit në Micron.

Megjithatë, pasi që ka dyfishuar sasinë e RAM-it në iPad Air 2 në 2GB, kompania Apple mendohet se do të bëjë të njëjtën gjë edhe ne modelin e ardhshëm të iPhone-it./itShqip

RELATED BY