Apple iPhone 7 më i madh se iPhone 6 Plus?

Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus ka vetëm dy muaj që janë në dispozicion, por duket që nuk është herët  për të folur për azhurimin e ardhshëm...

iPhone 8, koncepti që tregon të ardhmën e kompanisë Apple3

Apple iPhone 6 dhe Apple iPhone 6 Plus ka vetëm dy muaj që janë në dispozicion, por duket që nuk është herët  për të folur për azhurimin e ardhshëm të kompanisë Apple. Sipas disa raporteve të publikuara të Dielën, Apple iPhone 7 do të ketë ekran gjigand më të madh se 5.5 inç, i bërë nga safiri, i cili është materiali i dytë më i fuqishëm në botë, pas diamantit.

Trupi i telefonit do të jetë nga materiali liquid, që do t’a bëjë mjaft të fortë duke parandaluar ndonjë skadal tjetër siq ishte #bandgate. iPhone 7 duket se do të ketë procesor A8 me katër bërthama, do të ofrojë dy versione, atë me 128GB dhe 256GB, ky i fundit pritet të arrijë vitin tjetër. Kurse kamera thuhet se do të jetë 14 megapiksel.

Sipas raporit, iPhone i ardhshëm është përfolur se do të ketë projektor të ndërtuar, ashtu si Samsung Galaxy Beam. Në rast se pyetni për baterinë, ajo do të jetë mjaft e fuqishme duke mbështetur të gjitha këto tipare të reja, gjithashtu bateria do të jetë e bazuar në teknologjinë e fundit duke i lejuar telefonit të punojë në një kohë mjaft të zgjeruar. Apple iPhone 7 pritet të debutohet në tremujorin e tretë të 2015, me një çmim më të lartë se të gjitha versionet e mëparshme të telefonit.

Natyrisht, ky raport nuk është i vërtetë dhe tingëllon si një listë dëshirash nga dikush për një iPhone të ardhshëm. Ka ende kohë për t’u shfaqur lajmet më serioze rreth iPhone-it të ardhshëm, për të cilat ITshqip pa dyshim që do ju njoftojë./itShqip

RELATED BY