Apple ka filluar testimin e iOS 9

Me versionin iOS 8, Apple lëshoi një numër të madh funksionesh përfshirë zgjerimin e tastierës, Spotlight, shtesa për njoftime interaktive, opsionin Family Sharing , filtra dhe efekte për foto,...

IOS9 Apple

Me versionin iOS 8, Apple lëshoi një numër të madh funksionesh përfshirë zgjerimin e tastierës, Spotlight, shtesa për njoftime interaktive, opsionin Family Sharing , filtra dhe efekte për foto, përmirësoi shërbimin Mail dhe Safari, gjithashtu solli edhe aplikacionin Health.

Tani duket që kompania ka punuar shumë duke arritur deri në fazën e testimit të iOS 9, bazuar në Google Analytic. Tim Cook tha që Apple do të lëshojë nga një version të ri për iOS dhe Mac çdo vit, dhe sipas pamjeve nga Analytics, iOS 9 do të vijë së shpejti.

Apple ka filluar testimin e iOS 9

Aktualisht, të gjithë janë duke menduar se çfarë do të përmbajë përditësimi i ardhshëm, ndoshta tani faqja fillestare do të posedoj Widgets të cilat mund t’i shkarkoni nga dyqani App Store. Sidoqoftë, kompania ka kohë të mjaftueshme deri në fund të këtij viti për të lëshuar versionin e ardhshëm, megjithëse konceptet për iOS 9 tashmë kanë filluar. Në videon e mëposhtme mund të gjeni një numër të madh funksionesh të reja që mendohet se do të vijnë së bashku me përditësimin e sistemit operativ iOS 9 që do të shfaqet këtë vit./itShqip

RELATED BY