Apple konfirmon: iPhone5 do të shfaqet më 4 tetor.

Siç edhe pritej, Apple ka dërguar ftesa zyrtare për ngjarjen “Le të flasim për iPhohe”, që do të mbahet më 4 tetor. Ngjarja do të drejtohet nga CEO i...

Siç edhe pritej, Apple ka dërguar ftesa zyrtare për ngjarjen “Le të flasim për iPhohe”, që do të mbahet më 4 tetor.

Ngjarja do të drejtohet nga CEO i ri Tim Kuk, i cili kohë më parë zëvendësoi Stiv Xhobs dhe i cili do të ketë shfaqjen e tij të parë si prezentues i produkteve të Apple. Duke njohur karizmën që kishte Stiv Xhobs gjat prezentimeve, z.Tim Kuk duhet të përpiqet të na impresionojë.

Ajo çfar mund të pritet nga iPhone i ri është një kamerë 8 megapikselësh, 1GB RAM, kornizë alumini, një ekran më të madh, dhe shum përmisime tjera duke përfshi edhe risitë nga sistemi operativ iOS5.

Thuhet se do të prezentohet edhe opsioni i ri për njohjen e zërit Assistant. Sipas 9to5Mac, Assistant përveç që shërben për dhënien e komandave me qëllim kryerjen e opsione të caktuar, do të përdoret edhe për shkruajtjen e SMS-ve.

Gjithashtu spekulohet se në këtë ngjarje do të prezentohet edhe verzioni më i lirë i iPhone, edhe pse kjo është pak vështirë për tu besuar, sepse pavarësishtë fshehtësis së Apple, deri më tani nuk kishte raporte konkrete se një telefon i tillë po pregaditet./itshqip

 

RELATED BY