Apple paralajmëroi revolucionin e tyre nëpër shkolla me iBooks Author

Aplikacionet e reja iBooks për lexim të librave elektronike, dhe iBooks Author aplikacioni për krijimin e librave elektronike, kanë potencial që plotësisht të ndryshojnë menyrën e arsimimit. Sipas asaj...

Aplikacionet e reja iBooks për lexim të librave elektronike, dhe iBooks Author aplikacioni për krijimin e librave elektronike, kanë potencial që plotësisht të ndryshojnë menyrën e arsimimit.

Sipas asaj që ishte prezantuar në “ngjarjen edukative” të Apple të enjten, të dy iBooks aplikacionet do të jenë nxitëse të revolucionit për përdorjen e e-librave nëpër shkollat.

Suksesi i kësaj ideje të Apple qëndron në aplikacionin e ri iBooks Author i cili është falas, dhe që është në dispozicion në Mac App Store, dhe ju lejon mësuesëve, autorëve dhe botuesve që të krijojnë libra interaktive pë iPad.

E-librat, apo e-books do të kenë animacione interaktive, fotografi, video 3D dhe diagrame.

Aplikacioni i ri iBooks 2 do të jetë në dispozicion për të gjithë iOS pajisjet, ndërsa shtesat në të janë opcione më të mira për lexim të librave interaktive.

Botuesit e parë të cilët do të mundohen të modernizojnë arsimimin janë nga SHBA dhe Britania e Madhe. Sfida e tyre do të jetë se si të bëjnë arsimimi të funksionojë përmes programeve mësimore, dhe që mos ti favorizojnë vetëm ato nxënës dhe shkolla t’ia ofrojnë vetes një  iPad të tillë i cili kushton 400 dollarë /itshqip

RELATED BY