Apple lanson iPhone 5C me 8GB

Apple ka lëshuar një version më të lirë të variantit, iPhone 5C, me 8GB hapsirë të akumulimit të të dhënave, në Evropë. Pajisja, e cila është shfaqur njëkohësisht në...

Apple lanson iPhone 5C me 8GB

Apple ka lëshuar një version më të lirë të variantit, iPhone 5C, me 8GB hapsirë të akumulimit të të dhënave, në Evropë.

Pajisja, e cila është shfaqur njëkohësisht në uebfaqen O2, si dhe në dyqanet e kompanisë Apple në Evropë, është pathuajse i njëjtë me variantin 16GB dhe 32 GB të iPhone 5C. Kjo pajisje ka ekran Retina 4 inç, kamerë 8 mega-piksel dhe procesor A6.

Varianti iPhone 5C me 8GB nuk është ende në dispozicion në uebfaqen zyrtare të kompanisë ose në ndonjë uebfaqe tjerër, kështu që çmimi është ende i paqartë. Ndërsa sipas portalit O2 është thënë se kushton 83 dollarë, kurse në uebfaqen e kompanisë Apple në Britani të Madhe, është thënë se kushton 67 dollarë, kurse në Gjermani do kushtojë 70 dollarë.

Sipas raporteve për shitje të iPhone 5C është thënë zyrtarisht nga kompania Apple se nuk janë duke shkuar mirë. Varianti 8GB i shfaqur papritamas nga Apple të lë përshtypjen se kompania është duke menduar ndonjë strategji tjetër për shitjen e kësaj pajisje me një çmim më të lirë./itShqip

RELATED BY