Apple largoi programer sepse zbuloi vrima në App Store dhe iOS

Apple ia mori licencën ekspertit për IT siguri Charlie Miller sepse kishte krijuar aplikacion i cili lejonte kod të pautorizuar të startohej në iPad dhe iPhone, shkruan Forbes. Ai...

Apple ia mori licencën ekspertit për IT siguri Charlie Miller sepse kishte krijuar aplikacion i cili lejonte kod të pautorizuar të startohej në iPad dhe iPhone, shkruan Forbes. Ai ishte pjesë e programit për zbulimin e lëshimeve në iOS, program i cili startoi muajin shkurt.

z. Miller në konferencën SysCan në Tajvan prezentoi metodën se si të shfrytëzohej aplikacion në App Store i cili mund të anashkalonte kufizimet e Apple dhe të përdorë kode të cilat nuk do të duhej ti përdorë. Ai veçmë kishte futur aplikacion në shitore e cila mundej të lidhej me kompjuterë dhe të shkarkonte komanda në paisjet të cilat mundej të lëshojnë zëra ose edhe të vjedhin informacione të përdoruesve.

Por si duket ky veprim Apple-s aspak nuk i pëlqeu, dhe vetëm disa orë pasi Forber e publikoi lëshimin, i dërgoi imejll z.Miller duke i thënë se licenca e tijë është marrë. I çdutishme është ky veprim nga Apple sepse z.Miller në fakt kishte prezentuar demo dhe koncept të gabimit, që është dhe punë e tijë si pjesë e bashkpunimit me Apple – t’ju lajmëroijë për lëshime/gabime.

Nga Apple akoma nuk kanë komentuar përse i është marrë licenca.

“Unë nuk isha i detyruar të lajmërojë gabimin. Mundej ndonjë person me qëllime të këqija të zbulojë atë dhe të zhvillojë kod të vërtet maliciozë” thotë hakeri Miller duke shtuar në vazhdim se “Më mungon Steve Jobs. Ai nuk do të më largonte”./itshqip

RELATED BY