Apple njofton për mbi 2 milion iPad të shitur

Apple ka njoftuar se dy muaj pas lansimit në treg të paisjes së tyre të quajtur iPad, numri i paisjeve të shitura ka arritur në mbi 2 milion. Në...
apple ipad
Apple ka njoftuar se dy muaj pas lansimit në treg të paisjes së tyre të quajtur iPad, numri i paisjeve të shitura ka arritur në mbi 2 milion. Në fillim iPad mund të blihej vetëm në SHBA dhe brenda një muaji u shitën mbi 1 milion iPad, por me  tu paraqitur për shitje në Gjermani, Itali, Zvicër, Spanjë, Britani, Japoni, Australi dhe Kanada kjo shifër u dyfishua në 2 milion iPad të shitur.

Kërkesat për ta patur këtë paisje revolucionare  janë shumë të mëdha dhe shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs tha se ata janë duke u përpjekur dhe punuar shumë që të përmbushin këto kerkesa.

Në dyqanin online të aplikacioneve nga Apple gjenden mbi 5000 aplikacione për iPad, shumica prej të cilave fillimisht janë zhvilluar për iPhone mirëpo janë përditësuar dhe përshtatur edhe për iPad por ka edhe aplikacione që janë zhvilluar enkas për iPad.

RELATED BY