Apple paguan kompaninë kineze 60 milion dollarë për emrin ‘iPad’

Apple ka pranuar të paguaj kompaninë kineze Shenzhen Proview Technology 60 milion dollarë për emrin e iPad, raporton The New York Times. Apple ka blerë emrin iPad në vende...


Apple ka pranuar të paguaj kompaninë kineze Shenzhen Proview Technology 60 milion dollarë për emrin e iPad, raporton The New York Times.

Apple ka blerë emrin iPad në vende të ndryshme nga një degë e Proview në Tajvan për 55.000 dollarë në vitin 2009. Megjithatë, një gjykatë kineze tregon se kompania Proview, e cila ka regjistruar markën iPad në Kinë në vitin 2001, ekziston ende e regjistruar si markë në shtetin kinez.

Proview kishe shpresuar të marrë 400 milion dollarë nga Apple, por u pajtua të marrë 60 milion dollarë për të paguar borxhet e saj.

Zgjidhja e mosmarrëveshjes se iPad ka përfunduar, ka thënë gjykata në një deklaratë, Apple ka transferuar tashmë fondet në gjykatë dhe mesa duket kjo çështje është zgjidhur përfundimisht./itshqip

RELATED BY