Apple përditëson iOS 5 për të rregulluar problemet e baterisë

Përditësimi i sistemit operativ iOS 5 u bë gjatë natës dhe Apple tha se janë gjetur disa vrima që kanë ndikuar në jetën e baterisë, prandaj është përditësuar iOS...

Përditësimi i sistemit operativ iOS 5 u bë gjatë natës dhe Apple tha se janë gjetur disa vrima që kanë ndikuar në jetën e baterisë, prandaj është përditësuar iOS 5, i cili vjen shumë më i sigurtë se sa versioni paraprak.

Javën e kaluar, Apple pranoi të metat e sistemit operativ iOS 5 që shkaktonte probleme më jetën e baterisë tek disa pronarë të iPhone.

Apple në një deklaratë tha: “Një numër i vogël i konsumatorëve kanë raportuar se kanë probleme me zgjatjen e jetës së baterisë në sistemin operativ iOS 5. Ne kemi gjetur një të metë të madhe që po ndikonte në jetën e baterisë dhe ne do të nxjerrim një përditësim të softuerit për fiksuar problemet.”

Sipas blogut të Apple 9-To-5 Mac, disa përdorues kanë raportuar se përditësimi i iOS 5 nuk ka fiksuar problemin. Ndërkohë, The Next Web ka pohuar se përditësimi i softuerit ka paraqitur vrima (probleme) të reja.

Ky është përditësimi i parë që përdoruesit e Apple iOS mund ta instalonin pa pasur nevojë të lidhin pajisjen me kompjuter. Apple ka lëshuar versionin e iOS 5 tek përdoruesit me epokën ‘post-PC’, që do të thotë se përditësimi i sistemit operativ mund të shkarkohet dhe instalohet direkt nga pajisja.

Ky përditësim është testuar në iPhone, i gjithë procesi u zhvillua normalisht dhe mori rreth 10 minuta./itshqip

RELATED BY