Apple prezanton iOS 6

iOS 6, është versioni më i ri i sistemit operativ të kompanisë Apple me famë botërore. Apple ka prezantuar sistemin operativ iOS 6 më shumë karakteristika të reja në...


iOS 6, është versioni më i ri i sistemit operativ të kompanisë Apple me famë botërore. Apple ka prezantuar sistemin operativ iOS 6 më shumë karakteristika të reja në konferencën WWDC 2012. Apple ka cituar se iOS 6 ka plotë 200 risi të reja.

Përditësimi i Sirit


Duke filluar me Siri, ky është një tipar që është thënë të jetë funksional edhe në iOS 6. Fillimisht një tipar ekslusiv për iPhone 4S, ka bërë një rrugë të gjatë dhe ka arritur edhe tek iPad. Për ata që nuk janë të informuar se çfarë bën Siri, Siri është një asistent zëri i mundësuar nga Apple që i dëgjon fjalët e përdoruesit, duke filluar nga shkruarja e mesazheve, leximi i tyre, kërkimi në motorët e kërkimit, shikimi i fotografive dhe së fundi Siri ka fituar mundësinë e drejtimit të aplikacioneve përmes komandave zanore.

Eshtë përmendur gjithashtu edhe një tipar i mrekullueshëm i sigurisë i quajtur Eyes Free. Kjo është një iniciativë e Apple, ku prodhuesit e makinave do të instalojnë një buton në automjetet e tyre që Siri të ketë mundësi të drejtoj veturat edhe pa shoferë, vetëm përmes komandave të zërit.

Siri tani është e gatshme edhe për iPad. Si në iPhone, ashtu edhe në iPad, vetëm mbani shtypur butonin ‘Home’.

Integrimi i Facebook


Tipari tjetër i iOS 6 është integrimi i Facebook. Tim Cook në një intervistë për AllThingsD la të kuptohet se Facebook do të ketë integrim të thellë në iOS 6. Qendra e njoftimeve është pajisur edhe me dy butona të reja, Tap to Tweet dhe Tap to Post. Facebook do të integrohet në iTunes App Store, ku përdoruesit do të kenë mundësi të “pëlqejnë” aplikacionet, këngët etj.

Ridizajnimi i thirrjeve


Apple ka ridizajnuar thirrjet dhe tani jep më shumë mundësi për përdoruesit. Kjo përfshinë mundësinë e refuzimit të një telefonate, dërgimit të një mesazhi të drejtpërdrejtë tek përdoruesi. Kjo është e dobishme për ata njerëz që janë në mbledhje të rëndësishme dhe që nuk mund të pranojnë telefonata, ata mund të dërgojnë mesazhe të gatshme, të cilat ju shfaqen tek opsioni i ri në iOS 6.

Ka edhe shumë risi të reja në iOS 6 siç janë, Photo Stream, e cila tani mbështet edhe komentet, pastaj FaceTime, Maps-i i ri, e shumë të tjera. Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Apple iOS 6./itshqip

RELATED BY