Apple prezanton iPhone 4S

Nuk ka dizajn të ri, nuk ka ekran më të madh, dmth nuk ka as iPhone5. Në vend të gjithë këtyre pritjeve, Apple prezentoi iPhone 4S, i cili ka...

Nuk ka dizajn të ri, nuk ka ekran më të madh, dmth nuk ka as iPhone5. Në vend të gjithë këtyre pritjeve, Apple prezentoi iPhone 4S, i cili ka shum përmisime harduerike, pothuajse një procesor dy herë më të shpejtë, dhe shtat herë grafikë më të përmisuar se modeli i mëparshëm. Kjo sigurisht do t’ju pëlqejë gejmerëve dhe programerëve të cilët do të shfrytëzojnë këto mundësi të 4S për të krijuar aplikacione dhe lojra ende më argëtuese.

Sipas performansave, iPhone 4S do të posedojë dual-core A5 procesor, të cilin e posedon edhe kompjuteri tablet iPad2 dhe i cili është dy herë më i shpejtë se iPhone4, bateri më të mirë dhe më të qëndrueshme edhe deri në 8 orë biseda, një kamerë 8 megapikselësh me mbështetje video prej 1080p, dhe normalisht do të jetë në dispozicion me ngjyrë të bardhë dhe zezë, tipike për një iPhone.

iPhone 4S do të ketë verzionin e ri të sistemit operativ mobil ios5, i cili do të jetë në dispozicion më 12 tetorë edhe për modelet tjera, iCloud për mbledhjen e të dhënave, dhe normalisht siç kishim paralajmëruar edhe më herët në këtë portal kjo paisje do të ketë edhe iPhone asistent Siri i cili do të shfrytëzojë komanda më zërim për të lexuar ndonjë mesazh ose për të kërkuar ndonjë gjë.

iPhone i ri 4S do të lëshohet në shitje në SHBA më 14 tetor dhe shum shpejt pas kësaj edhe nëpër vendet e tjera të botës. çmimi do të shkojë nga 199 dollarë për 16GB modelin deri në 399 dollarë për modelin 64GB, i cili në fakt është model i vetëm iPhone i tillë.

Specifikat:

  • Dy ngjyra: Bardh dhe Zi.
  • Tri kapacitete: 16GB, 32GB dhe 64GB.
  • Tri çmime: 16GB 199 dollarë, 32GB 299 dollarë dhe 64GB 399 dollarë.
  • Para-porositë: fillojnë me 7 tetor, ndërsa shitjet më 14 tetor.
  • Pesha: 3g deri në 140g!
  • Çdo celularë ka të kombinuar GSM dhe CDMA. Gjithashtu, 14.4Mbps HSPA (rritur nga 7.2Mbps i iPhone 4).
  • Procesori: Dual Core A5.
  • Përmirësim antene.
  • Përditësuar në 8 megapixel (me rezulucione 3264 x 2448), kamera e pasme (është rritur 5 megapixel nga iPhone 4).
  • Aparat fotografik me i shpejtë.
  • Video incizim deri në 1080p (nga 720p dhe 30fps) me stabilizim të imazhit.
  • Bluetooth 4.0
  • Jetëgjatësi baterie deri në 8 orë (iPhone 4 kishte 7 orë)
  • Zërin e Siri’t – duket e ftohtë, por vetëm koha do ta tregoj faktin.
  • Siri mbështet gjuhët, Anglisht (SHBA’në, Britaninë e Madhe dhe Australinë), Gjermanisht dhe Frëngjisht.
  • iPhone vjen me rrjetin Sprint.
  • iPhone 4 ra në 99 dollarë.
  • iPhone 3GS ofrohet falas./itshqip
VIDEO:

RELATED BY