Apple prezanton Mac OS X Mountain Lion

Versioni i fundit i sistemit operativ Mac, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për zhvilluesit, përmban një mori të tërë të karakteristikave nga iPhone e iPad,...


Versioni i fundit i sistemit operativ Mac, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm për zhvilluesit, përmban një mori të tërë të karakteristikave nga iPhone e iPad, dhe gjithashtu përmban edhe integrimin e Twitter.

Aplikacionet popullore të tilla si Messages, Notes, Reminders dhe Game Centre do të jenë në dispozicion për përdoruesit e Mac në versionin e ri Mountain Lion, i cili do të jetë në dispozicion tek të gjithë në verë përmes Mac App Store.

“Ne shohim sesi njerëzit kanë rënë në dashuri me një shumë të madhe të aplikacioneve në pajisjet tona,” tha Tim Cook, CEO i Apple, në një intervistë në selinë e kompanisë, duke treguar edhe iPhone-n e tij.

Me sjelljen e versionit Mountain Lion, gjithashtu rritet edhe integrimi i shërbimit iCloud. Poashtu edhe tipari AirPlay, i cili lejon përdoruesit e Mac të shikojnë përmbajtjen e videove nga kompjuteri i tyre në një TV duke përdorur Apple TV./itshqip

RELATED BY