Apple publikoi një arnim për problemin me vëzhgimin e lokacioneve

Pas zbulimit kontraverz se iOS paisjet ruajn informacione të mëdha për vendodhjen e përdoruesit, të mbledhura përmes disa repetitorëve mobile dhe Wi-Fi rrjetëve, Apple publikoi një arnim për të...

Pas zbulimit kontraverz se iOS paisjet ruajn informacione të mëdha për vendodhjen e përdoruesit, të mbledhura përmes disa repetitorëve mobile dhe Wi-Fi rrjetëve, Apple publikoi një arnim për të gjitha iOS paisjet.

iOS paisjet do të vazhdojnë të ruajnë të dhëna për lokacionet, por siç është e parashikuar në Kushtet e përdorimit, dhe madhësia e dosjes “cash” do të jetë më e vogël, dmth informacionet e mbledhura për vendodhjen nuk do të jenë më të vjetra se një vit.

Plotësuese, dosja nga tani nuk do të ketë një backup në iTunes, dhe do të fshihet tërësisht nëse shërbimet për vendodhjen nëse ato janë të ndaluara. Më herët edhe gjat ndalimit të lokacionit iOS paisjet akoma kanë mbledhur informacione. Të gjitha këto informacione do të jenë të enkriptuar.

Ky incident në tërësi me lokacionet ka dy argumente interesante, njëri është se kompanitë marin tepër liri për privatësinë e përdoruesve. E dyta, kompanitë thonë se mbledhja e lokacioneve do të mundëson që më shpejtë të ri-konektohen në rrjetët dhe shum shërbime tjera, kurse nga Apple kanë cekur se mbledhin lokacione “me qëllim që të sigurojnë shërbime më të mira në vitet e ardhëshme”, ashtu siç e bejnë këtë Google dhe Microsoft të cilët mbledhin të dhëna për pikat Wi-FI për shërbimet e tyre të vendodhjes, paraprakisht duke përdorur ID anonime që përdoruesi të mos këtë lidhje më të dhënat personale.

Arnimi më i ri softuerik 4.3.3 mund të shkarkohet gjat lidhjes së paisjes me iTunes./itshqip

RELATED BY