Apple Safari 5.1.4

Apple ka njoftuar versionin e ri të shfletuesit të vetë Safari 5.1.4 që tashmë është në dispozicion për Windows si dhe Mac. Sigurisht se çdo përditësim i softuerëve bëhet...


Apple ka njoftuar versionin e ri të shfletuesit të vetë Safari 5.1.4 që tashmë është në dispozicion për Windows si dhe Mac. Sigurisht se çdo përditësim i softuerëve bëhet për sjelljen e përmirësimeve të reja, dhe e njëjta mund të thuhet edhe për Safari 5.1.4, version ky i Safari që ka sjellur shpejtësi dhe stabilitet.

Azhurimi i Safari 5.1.4 tani bëhet shumë më lehtë dhe pa pasur nevojë t’i ruani ndryshimet e bëra. Përmirësime të tjera përfshijnë edhe përformancën më të mirë të JavaScript, përmirësim në fushën e kërkimit, konfigurimin e rrjetit, ruajtjen e lidhjeve PDF etj.

Ajo ka një madhësi prej 44.71 MB, që nuk është shumë e madhe për kompjuterin tuaj./itshqip

RELATED BY