Apple së shpejti me një sistem të mençur shtëpiak

Apple është duke planifikuar për të prezantuar një koncept të mençur shtëpiak në Konferencë Botërore të Zhvilluesve. Kompania është duke planifikuar të shfaq një sistem që ju lejon të...

Apple së shpejti me një sistem të mençur shtëpiak
Apple është duke planifikuar për të prezantuar një koncept të mençur shtëpiak në Konferencë Botërore të Zhvilluesve.

Kompania është duke planifikuar të shfaq një sistem që ju lejon të kontrolloni dritën, pajisjet dhe sistemet e sigurisë përmes iPhone-ve në konferencën që fillon më 2 Qershor. Thashethemet vijnë pasi Google bleu Nest Labs, një termostat i zgjuar i krijuar nga Tony Fadell dhe Matt Rogers, për 2.8 miliardë dollarë në Janar.

Një ‘numër i zgjedhur’ i krijuesve të pajisjeve do të certifikohen për të ofruar produktet që punojnë me sistemin e ardhshëm të kompanisë Apple, bazuar në një raport, i cili nuk përmban asnjë emër të ndonjë prodhuesi.

Apple nuk ka komentur rreth kësaj çështje, por kompania sinjalizoi interesin e saj në këtë kategori në Qershor të 2012, në kërkim të një teknologjie që lidh sistemin e ndriçimit, sistemin e sigurisë, hapjen dhe mbylljen e dyerve, kontrollimin e muzikave, kontrollimin e klimës ose pajisjeve të kuzhinës ndërmjet telefonave të mençurë./itShqip

RELATED BY