Apple shet mbi 1 milion iPad

Apple gjatë kësaj jave ka njoftuar për nivelin e shitjes së paisjes më të re të tyre iPad që krahasuar me shitjen e iPhone, shitja e iPad ka qenë...

Apple gjatë kësaj jave ka njoftuar për nivelin e shitjes së paisjes më të re të tyre iPad që krahasuar me shitjen e iPhone, shitja e iPad ka qenë e pabesuashme për nje periudh mjaft të shkurtër.Mbi 1 milion iPad të shitur që nga e premtja e kaluar ka qenë bilanci i shitjes që ka raportuar Apple. Apple ka njoftuar gjithashtu se përdoruesit kanë shkarkuar rreth 12 milion aplikacione nga dyqani online i Apple iTunes. Përdoruesit e iPad po ashtu mund të shkarkojnë libra për iPad nga dyqani online i librave iBookstore. Apple poashtu planifikon që në një të ardhme të afërt të mundsoj shkarkimin e librave nga iBookstore edhe për përdoruesit e iPhone.
Përdoruesit e iPad deri më tani kanë shkarkuar mbi 1.5 milion libra nga iBookstore. Në dyqanin online te aplikacioneve nga Apple gjenden mbi 5000 aplikacione për iPad.
Pinball, Real Racing HD dhe Scrabble janë lojrat që janë shitur më së shumti deri më tani.

RELATED BY