Apple sjell versionin e dytë Beta të iOS 7

Apple ka lëshuar versionin e dytë Beta të platformës më të re mobile, iOS7, i cili tani mbështet edhe iPad-in. Në fillim të këtij muaji Apple lëshoi versionin iOS...

IOS 7 Beta 2 ITshqip

Apple ka lëshuar versionin e dytë Beta të platformës më të re mobile, iOS7, i cili tani mbështet edhe iPad-in.

Në fillim të këtij muaji Apple lëshoi versionin iOS 7 Beta dhe lajmëroi se së shpejti do të jetë në dispozicion edhe për iPad-ët.

Disa përdorues kishin hakuar këtë platformë për iPad, por tani Apple e sjell zyrtarisht iOS 7 për iPad. Përveq që është në dispozicion për iPad, platforma e dytë Beta e iOS 7 mbështet edhe aplikacionin për memorandum të zërit, që në platformën e parë Beta të iOS 7 nuk ishte në dispozicion.

Po ashtu, përmban edhe versionet e reja të Siri të cilat ishin parashikuar gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Zhvilluesëve para dy jave.

Ata që dëshirojnë të marrin këtë version në iPhone-in e tyre, atëherë mund t`a shkarkojnë nëse kanë pasur versionin e parë Beta të iOS 7. Ndërsa për zhvilluesit që duan iOS 7 Beta në iPad-ët e tyre, iu duhet t`a shkarkoni përmes iTunes. /itShqip

RELATED BY