Apple sjell versionin e pestë Beta të iOS 7

Vetëm një javë pas lëshimit të versionit të katërt Beta të iOS7, Apple ka dërguar versionin e pestë të iOS7 për zhvilluesit. Versioni Beta i katërt i iOS7 kishte...

Apple sjell versionin e pestë Beta të iOS 7

Vetëm një javë pas lëshimit të versionit të katërt Beta të iOS7, Apple ka dërguar versionin e pestë të iOS7 për zhvilluesit.

Versioni Beta i katërt i iOS7 kishte një përditësim të vogël në ndërfaqen e cila kishte pasuar disa ndryshime, por kjo e bëri këtë version më të qëndrueshëm sesa versionet e tjera të mëparshme.

“Ne jemi duke instaluar versionin Beta pesë në iOS7 në pajisjet tona të testimit dhe do ju njoftojmë për ndonjë ndryshim të madh. Së pari, ndryshimet kanë të bëjnë me ikonat që janë përditësuar tek Settings dhe një përditësim i ikonës së aplikacionit Twitter.”

iOS 7 është platforma e cila sjelli më së shumti ndryshime në iOS qysh pas publikimit në Konferencën Botërore për Zhvilluesit nga Apple.

Me lëshimin e versioneve kaq të shpejta të Beta-ve, me siguri tani Apple ndihet se është duke iu afruar produktit përfundimtar në mënyrë për ta lëshuar këtë version përfundimisht në të gjitha pajisjet./itShqip

RELATED BY