Apple sjell versionin e tretë të iOS 7 Beta

Vetëm dy javë pas arritjes së versionit të dytë Beta të iOS7 i cili solli edhe mbështetjen e iPad-it, Apple ka lëshuar edhe versionin e tretë Beta për zhvilluesit...

Apple sjell versionin e tretë të iOS 7 Beta

Vetëm dy javë pas arritjes së versionit të dytë Beta të iOS7 i cili solli edhe mbështetjen e iPad-it, Apple ka lëshuar edhe versionin e tretë Beta për zhvilluesit e regjistruar.

Apple lëshoi iOS7 në Konferencën Botërore të Zhvilluesve më 10 Qershor duke ofruar versionin e parë Beta në të njëjtën ditë. Për tani, lëshimet për versionin Beta duken se do bëhen çdo dy javë të cilat janë më të shpejta dhe më të qëndrueshme se sa versionet Beta të iOS në të kaluarën.

Tek lëshimi i versionit të tretë Beta për iOS 7  nuk ka ndonjë ndryshim apo ndonjë veçori të shtuar, kryesisht janë rregulluar disa hapsira dhe janë bërë disa përmirësime në performancë.

Megjithatë, lëshimi i versioneve Beta të iOS 7 kaq shpejtë dhe shumë i qëndrueshëm është favorizuese pasi që Apple është duke sjellur ndryshime për zhvilluesit e aplikacioneve dhe këto versione nënkuptojnë një strategji për testim sa më të mirë të kësaj platforme./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY