Apple thotë se Opera është vetëm për +17, Opera qeshet.

Ueb shfletuesi Opera është paraqitur në dyqanin e Mac për aplikacione, dhe ishte shënuar nga Apple si aplikacion i cili duhet të keni të paktën 17 vjet për të...

Ueb shfletuesi Opera është paraqitur në dyqanin e Mac për aplikacione, dhe ishte shënuar nga Apple si aplikacion i cili duhet të keni të paktën 17 vjet për të përdorur.

Në vend se të shqetsohen nga Opera me këtë veprim ato qeshen, duke thënë se janë “shum të shqetsuar”, dhe bënë thirje që kufiri të vendoset ne 18+ vjeç.

“Në 17 vjeç janë shum të rri, unë nuk jam i sigurt nëse në këtë mosh, njerzit janë të gatshëm për një aplikacion të tillë. Ju e di se është shum e shpejtë dhe ka shum opsione. Mendoj që kufiri për të shkarkuar duhet të jetë 18 vjet”, thotë Jan Sandal nga Opera, në një blog post ku shton se ka mënyra tjera për të shkarkuar shfletuesin pa u shqetsuar përdoruesit për moshën.

“Vetëm vizitoni www.opera.com dhe e shkarkoni shfletuesin. Ne nuk kërkojmë konfirmim për vjetët dhe as kartë krediti. Do të ju kisha lutur të kërkoni leje nga pridërit para se të shkarkoni shfletuesin” janë përgjigjur ironikisht nga Opera.

17+ në dyqanin Apple, janë përshkak të “temave intenzive, dhe atyre sugjestive për të rritur”. Të gjith shfletuesit në Mac App Store janë të etiketuara si 17+./itshqip.com

RELATED BY