Apple triumfon në gjykimin kundër Samsung

Juria vendosi se kompanisë Apple i takojnë 1.05 miliardë dollarë si dëmshpërblim pasi vlerësoi se Samsung ka shkelur një numër patentesh që mban Apple. Në vendimin që mori brenda...

Juria vendosi se kompanisë Apple i takojnë 1.05 miliardë dollarë si dëmshpërblim pasi vlerësoi se Samsung ka shkelur një numër patentesh që mban Apple. Në vendimin që mori brenda vetëm 21 orësh, juria arriti në përfundim se një pjesë e konsiderueshme e portfolios së mobilëve të Samsung, përfshirë këtu edhe Galaxy Tab, Captivate, Continuum, Droid Charge, Exhibit 4G, Galaxy Ace, Prevail, Galaxy S II, The Gem, Indulge, Infuse 4G, Nexus S 4G, Replenish and Vibrant, të gjitha kishin përdorur pronën intelektuale në posedim të Apple.

Në Prill, Apple paditi Samsung për shkelje patentesh dhe kërkoi dëmshpërblim në shumë prej 2.5 miliardë dollarësh, ndërsa Samsung ngriti kundërpadinë duke kërkuar 519 milionë.

Në mesin e patenteve që Apple pohonte se janë shkelur, ishin teknologjitë siç janë funksioni “bounce-back” kur tentohet kalimi tek fundi i një dokumenti; trokitja e dyfishtë për të zmadhuar një foto apo dokument; aftësia e dallimit mes kalimit me një të prekur dhe fokusimit me cimbisje; dhe pjesa e përparme e telefonit, mishëruar në iPhone.

Juria e përbërë nga 9 anëtarë shqyrtoi dëshmitë për më pak se dy ditë, gjë që befasoi shumicën duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë dhe madhësinë e dosjes së rastit; ishin rreth 700 vendime individuale të cilat duhej shqyrtuar nga juria.

Për sa i përket kundërpadisë nga Samsung, juria vlerësoi se Apple nuk kishte shkelur asnjë nga patentet e Samsung, dhe si rezultat, nuk i ndau asnjë dëmshpërblim kompanisë me seli në Seul.

Megjithëse Apple dëmshpërblehet me vetëm gjysmën e asaj që kërkonte, juria mori vendim në favor të saj. Ajo që tani mbetet të shihet është nëse Apple do të kërkoj ndalimin e shitjes së pajisjeve në fjalë, apo do të arrijnë marrëveshje mbi licensën me Samsung. /itshqip.com

RELATED BY