Apple Watch do lansohet në muajin Mars?

Kohë më parë është thënë që Apple Watch do të zë vend në raftet e dyqaneve të kompanisë qysh në fillim të vitit 2015. Duket që ky afat kohor...

Apple Watch do lansohet në muajin Mars

Kohë më parë është thënë që Apple Watch do të zë vend në raftet e dyqaneve të kompanisë qysh në fillim të vitit 2015. Duket që ky afat kohor është bërë pak më specifik pas një raporti nga 9to5Mac që tregon se ora e mençur nga kompania Apple do të jetë në dispozicion në muajin Mars.

Po ashtu, 9to5Mac raporton që Apple do të fillojë një “program testues” me punëtorët  e dyqanit Apple Store midis muajit Shkurt për të përgatitur orën e mençur për lansim në muajin Mars, transmeton ITshqip.

Përfaqësuesit e të gjitha dyqaneve të kompanisë Apple do të udhëtojnë në Kaliforni për t’u njohur me orën e kompanisë duke e provuar atë. Ky program pritet të fillojë me 9 Shkurt dhe të përfundojë  më 16 Shkurt.

Që prej zbulimit të Apple Watch në muajin Shtator, gjiganti teknologjik është duke u munduar të zhvillojë teknologjinë e kësaj ore duke sjellur përmirësime të mëdha në mekanizmin e mbushjes së pajisjes.

Varianti më i dobët i Apple Watch do të kushtoj 349 dollarë, megjithëse thashethemet tregojnë për një çmim edhe më luksoz. Ora nga ari pritet të kushtojë 4000 deri në 5000 dollarë, çmim që për tregun kosovar është tejet i lartë./itShqip

RELATED BY