Apple shet katër milionë iPhone 4S

Apple, për vetëm tri ditë ka shitur më shum se 4 milionë iPhone 4S. Modeli më i ri, pasardhësi i iPhone4, zyrtarisht ishte lëshuar në shitje më 14 tetor,...

Apple, për vetëm tri ditë ka shitur më shum se 4 milionë iPhone 4S. Modeli më i ri, pasardhësi i iPhone4, zyrtarisht ishte lëshuar në shitje më 14 tetor, kurse nga 7 tetorë ishte në dizpozicion për porosi, ku vetëm për 1 ditë ishin porositur rreth një milionë paisje.

iPhone4 kishte një start shumë më të dobët, me 1,7 milionë paisje të shitura për vetëm tri ditë, pothuajse dyfish më pak se iPhone 4S. Për krahasim, iPhone 4 i janë nevoitur tri javë për të arritur numrin e iPhone 4S i cili arriti këtë numër për vetëm tri ditë, deri sa iPhone të parë i janë nevoitur 74 ditë. Android telefoni më i njohur, Samsung Galaxy S2, arriti të shesë 10 milionë paisje për vetëm pesë muaj.

iPhone 4S aktualisht është në dispozicion vetëm në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni dhe në Britaninë e Madhe. Nga 28 tetor do të jetë në dispozicion edhe për plus 22 shtete tjera, deri në fund të vitit 2011 në mbi 70 shtete. Kjo sigurisht edhe më shum do të rrisë shitjen e këtij telefoni të zgjuar./itshqip

 

RELATED BY