ARM prezanton procesorin e ‘çmendur’ Cortex-A72

Gjenerata e re e procesorëve nga ARM do të ofrojë 3.5 herë më shumë energji sesa çipat aktual në treg që gjendet tek telefonat e mençur. Projektuesi gjigand i...

ARM prezanton procesorin e çmendur Cortex-A721

Gjenerata e re e procesorëve nga ARM do të ofrojë 3.5 herë më shumë energji sesa çipat aktual në treg që gjendet tek telefonat e mençur.

Projektuesi gjigand i çipave ka prezantuar procesorin Cortex-A72, që sipas kompanisë është procesori me performancën më të mirë deri tani.

Procesori Cortex-A72 është 3.5 herë më i fuqishëm dhe 75% më efikas sesa gjenerata e mëparshme, A15, thotë kompania ARM, transmeton itShqip.com. Ky procesor me fuqi ‘brilante’ do të fillojë të shitet me telefona të mençur dhe tableta gjatë vitit 2016.

ARM gjithashtu ka prezantuar një procesor të ri për grafikë, Mali-T880, të cilin kompania premton se do të ofrojë ‘kualitet të lojërave me konsolë’ tek pajisjet telefonike.

Procesori për grafikë do të ofrohet edhe nga krijuesit e çipave si Qualcomm që do të përdorin të njëjtën arkitekturë me ARM-në, ku ky i fundit ka thënë që gjithashtu ka licencuar procesorin Cortex-A72 tek kompanitë si HiSilicon, MediaTek dhe Rockchip.

ARM shpreson që procesorët e rijnë do të adaptohen lehtë me ekranet 4K tek telefonat e mençur dhe tabletat, që Ian Ferguson, zëvendës presidenti i segmentit për marketing të gjigandit ARM, tha se do të jenë “fenomen i vitit të ardhshëm.”/itShqip

RELATED BY