Arrestohet hakeri që rrëzoi rrjetin e PlayStation dhe Xbox Live

Një antarë i grupit të hakerëve Lizard Squad, që mban përgjegjësi për rrëzimin e rrjetit të PlayStation dhe Xbox Live në ditën e Krishtlindjes, është arrestuar nga policia britaneze,...

Arrestohet hakeri që qëndron prapa sulmit në Sony dhe Xbox

Një antarë i grupit të hakerëve Lizard Squad, që mban përgjegjësi për rrëzimin e rrjetit të PlayStation dhe Xbox Live në ditën e Krishtlindjes, është arrestuar nga policia britaneze, bazuar në disa raporte.

Daily Dot raporton që 22 vjeçari, Vinnie Omar është arrestuar të Hënën pasi policia bastisi shtëpinë e tij. Omari me dërgimin e një foto në Daily Dot pretendon që policia ia ka marrur Xbox One, telefonat, laptopët, USB-të dhe disa pajisje të tjera.

Më pas policia britaneze postoi një raport që konfirmon arrestimin e 22 vjeçarit si një “i dyshuar për keqpërdorim kompjuterik” në Twichkenham të Anglisë. Po ashtu, edhe grupi Lizard Squad postoi në Twitter që një antarë i grupit të tyre i njohur me pseudonimin Ryan është arrestuar nga FBI pas zbritjes në aeroportin Fort Worth të Dallas-it. Bazuar nga hakerët e Lizard Squad, Ryan ishte një qytetarë finlandez.

Ky lajm vjen një ditë pas lansimit të Lizard Stresser, një mjet që grupi i hakerëve Lizard Squad pretendon që çdokush mund të rrëzojë ndonjë rrjet me një sulm DDoS për një çmim prej 6 dollarëve apo më lartë.

Eksperti i sigurisë Brian Krebs ka kritikuar aftësitë teknike të gruipit duke pretenduar që kodi për Lizard Stresser është vjedhur nga një mjet tjetër i ngjajshëm i quajtur “titaniumstresser”. Më pas grupi i hakerëve u përgjigjë në Twitter duke bërë disa poste gjykuese për Krebs-in.

Krebs konfirmon që njeriu i arrestuar, Vinnie Omar, është një antarë i grupit të hakerëve Lizard Squad dhe sipas tij, ai është njëri prej antarëve që sulmoi rrjetin e PSN dhe Xbox Live që tani është kapur dhe është duke u marrur në pytje./itShqip

RELATED BY