Arrin Siri “fals” për Android?

Një nga problemet e Android Market është mungesa e moderimit të aplikacioneve. Me tona aplikacione të rreme gjenden në dyqanin e Android, të cilat janë ngarkuar në baza ditore...


Një nga problemet e Android Market është mungesa e moderimit të aplikacioneve. Me tona aplikacione të rreme gjenden në dyqanin e Android, të cilat janë ngarkuar në baza ditore dhe janë larguar vetëm kur janë gjetur qëllime të këqija ose që kanë cënuar të drejtat e autorit.

Një nga aplikacionet e fundit që është shtuar në dyqanin e Android është aplikacioni Siri, në të cilin shkruan se është aplikacion zyrtar. Zhvilluesi i këtij aplikacioni e ka quajtur Siri, duke bërë shaka me përdoruesit fillestarë në Android./itshqip

Ndërsa ka klone të shumta të Sirit tashmë në dispozicion, por ky aplikacioni “Siri” në Android është fals, kur ju e shkarkoni aplikacionin, e gjitha që ju do merrni në pajisjen tuaj është një shkurtesë e Google Mobile Voice, një tipar që tanimë ekziston në pajisjet që përdorin sistemin operativ Android./itshqip

RELATED BY