Asquaris E4.5, telefoni i parë me Ubuntu

Sistemi operativ Ubuntu, që u debutua dy vite më parë, më në fund duket se ka marrur rrugën për në treg. Canonical, kompania që qëndron prapa sistemit operativ, bashkoi...

Asquaris E4.5, telefoni i parë me Ubuntu

Sistemi operativ Ubuntu, që u debutua dy vite më parë, më në fund duket se ka marrur rrugën për në treg. Canonical, kompania që qëndron prapa sistemit operativ, bashkoi forcat me kompanitë Meziu dhe BQ një vit më parë, gjë e cila nuk shfaqi asnjë rezultat në lidhje me sistemin operativ. Tani, Canonical dhe BQ kanë përgatitur pajisjen e shumë diskutuar duke thënë kështu se do të lansohet brenda javës së ardhshme.

Telefoni i parë i mençur me Ubuntu do të jetë Aquaris E4.5, një pajisje që nga BQ ofrohej në sistemin operativ Android. Aquaris E4.5 në platformën Ubuntu ofron ekran qHD 4.5 inç me rezolucion 530 x 960, procesor katër-bërthamor 1.3GHz MediaTek A7, 1GB RAM dhe grafikë Mali 400. Po ashtu, telefoni posedon 8GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, bateri 2150mAh, kamerë prapa me 8 megapiksel dhe atë frontale me 5 megapiksel. Pasi që specifikat nuk janë madhështore, pajisja do të shitet me një çmim të ulët prej 169 euro.

Telefoni me Ubuntu do të ofrohet vetëm në tregun evropian duke filluar shitjet qysh nga java e ardhshme. Aquaris E4.5 do të ketë konkurrencë më të madhe ngase mendohej, duke pasur si rivalë telefonat Motorola Moto G dhe E, si dhe pajisjet e tjera me çmim të këtij niveli.

Kompania që qëndron prapa pajisjes ka thënë se ka për qëllim të ofrojë një sistem operativ që iu jep përdoruesve një eksperiencë të pasur dhe të dizajnuar mirë, dhe jo të ngjashëme me platformat Android apo iOS./itShqip

RELATED BY