Asus duke punuar në tabletë 6mm të hollë?

Asus ndoshta është duke punuar në një tabletë të hollë 6mm, sipas disa thashethemeve. Asus është një kompani e cila nuk ka frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për...

Asus duke punuar në tabletë 6mm të hollë

Asus ndoshta është duke punuar në një tabletë të hollë 6mm, sipas disa thashethemeve.

Asus është një kompani e cila nuk ka frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për formësimin e produteve të reja si p.sh Padfone Infinity. Por me një fjalë kompania tajvaneze mendohet se është duke punuar në një tabletë e cila do jetë më e holla në botë.

Duket se Asus me të vërtetë ka në tavolinat e tyre të projektimit këtë tabletë për të cilën ne deri tani nuk kemi asnjë informatë rreth sistemit operativ që do përdor apo madhësinë e ekranit të kësaj tablete.

Por, nëse me të vertetë kjo tabletë me gjerësi 6mm do lansohet, atëherë do jetë tableta më e hollë në markete duke kaluar edhe tabletën nga Sony, Xperia Tablet Z,  e cila është 6.9mm e hollë.

Sidoqoftë, ende asgjë nuk është konfirmuar nga Asus për këtë tabletë, por ITshqip do ju lajmëroi në rast konfirmimi apo të rejave rreth kompanisë tajvaneze./itShqip

RELATED BY