Asus prezanton PadFone Infinity

Asus në Kongresin Mobil Botëror prezantoi pajisjen PadFone Infinity e cila vjen me sistem operativ Android. PadFone ka një procesor Qualcomm Snapdragon 600 me 1.7GHz, një ekran 5 inç...

PadFoneInfinity
Asus në Kongresin Mobil Botëror prezantoi pajisjen PadFone Infinity e cila vjen me sistem operativ Android.

PadFone ka një procesor Qualcomm Snapdragon 600 me 1.7GHz, një ekran 5 inç të kualitetit të lartë HD me 441 piksel për inç dhe madhësi 1920×1080 .

Po ashtu PadFone ka një bateri me kohëzgjate prej 40 orëve, ka 64GB memorie të brendshme, dhe ofron shpejtësi prej 100Mbit/s për LTE dhe 42Mbit/s për DC-HSPA+ .

PadFone vjen me një kamerë 13 megapiksel, dhe me shumë efekte si kapjen e 100 kornizave brenda një sekonde. Ndërsa kamera po ashtu mbështet kualitetin e plotë HD me 1080p për rekordim.

Sipas Asus, PadFone Infinity do lansohet gjatë muajit prill në Britani të Madhe me një çmim 800 dollar./ITshqip

RELATED BY