Asus sjell pajsije të konvertueshme

Asus ka lansuar një pajisje të re të konvertueshme që mund të startojë në Android dhe Windows. Ajo që është më përshtyplënse tek kjo pajisje është aftësia për të...

Asus sjell pajsije të konvertueshme

Asus ka lansuar një pajisje të re të konvertueshme që mund të startojë në Android dhe Windows. Ajo që është më përshtyplënse tek kjo pajisje është aftësia për të kaluar  në sistemin tjetër operativ brenda 4 sekondave.

Me procesor Intel të brezit të katërt, Transformer Book Duet mund të paloset por edhe ka karakteristikën që Asus është i famshëm për të, pra lëvizshmërin e ekranit që ka madhësi prej 13.3 inç.

Ekrani 13.3 inç ka 1366 x 768 piksel dhe rezolucion të plotë HD, po ashtu është më i trashë se shumica e tabletave me 12mm. Duet do të vijë me procesor të përzgjedhur si i3/i5/ dhe i7 Core, gjithashtu me 4GB RAM. Pjesa si tabletë mund të ketë 64GB ose 128GB hapsirë, ndërsa pjesa tjetër mund të ketë 320GB ose 1TB HDD.

Transformer Book Duet do fillojë shitjet me një çmim prej 599 dollarëve, që nuk është shumë i lartë nëse marrim parasysh perfomancat e pajisjes./itShqip

RELATED BY