Audi prezanton orë të mençur për vetura

Planet e kompanisë Audi për të krijuar një veturë që mund të drejtohet vetë kanë qenë të njohura, por të Martën kompania solli një befasi me shfaqjen e një...

Ora e mençur nga Audi ju lejon të komunikoni me veturën tuaj1

Planet e kompanisë Audi për të krijuar një veturë që mund të drejtohet vetë kanë qenë të njohura, por të Martën kompania solli një befasi me shfaqjen e një ore të mençur që kontrollon veturën.

Pasi ekipi i Audi-së doli në skenë, i drejtuar nga Ulrich Hackenberg, anëtar i bordit teknik të zhvillimeve, askush nuk priste që kompania do të prezantonte pajisje që mund të vishen, megjithëse pas prezantimit ora e mençur ishte pritur tepër mirë.

E lidhur direkt me prototipin A7 në Audi, ora e mençur i lejon shoferit të komunikojë me veturën. Bazuar në prezantim, njëra prej funksioneve të orës së mençur mund të shkyç veturën. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse pajisja që mund të vishet mund të kontrollojë motorin e veturës, dritaret, temperaturën apo ndonjë funksion tjetër.

Ora e mençur nga Audi ju lejon të komunikoni me veturën tuaj

Ora e mençur përdor teknologjinë NFC, pra punon edhe kur bateria është e shpenzuar, që do të thotë se nuk do të qëndroni jashtë veturës edhe nëse pajisja nuk ka bateri.

Duke e quajtur këtë “një çelës mobil,” kompania nuk ka ofruar shumë detaje rreth orës së mençur, por vetëm mënyra për hapjen e veturës nga ora duket se do të jetë shumë tërheqëse për përdoruesit e veturave nga Audi./itShqip

RELATED BY