Automjetet e reja Mercedes-Benz me Facebook dhe Google aplikacione të integruara?

Prodhuesi i automjeteve Mercedes-Benz në CES 2012 e cila u mbajt në Las Vegas njoftoi se një seri e automjeteve të cilat do të lansohen në shitje që në vitin 2013 do të posedojn aplikacione të integruara për Facebook, Yelp dhe Google. Aplikacionet do të jenë pjesë e mbrace 2 sistemit të Mercedes-Benz i cila ka një ekran me rezulucion të lart dhe kuptohet internet lidhje të shpejtë patela.

“Tani kur automjetet posedojnë ekrane të cilat janë inteligjente, do të presim të shohim edhe shum e më shum prodhues tjerë të automjeteve të cilët përmes ekraneve të tilla do t’ju mundësojn njerëzve të lidhjen më shokët e tyre më të ngusht dhe të përdorin kontekstin social”, thotë përgjegjësi për partneritetet e Facebook, Dan Rose, për Reuters.

Përmes ekraneve, thotë ai do të përdoret edhe GPS navigacioni për të ndjekur shokët të cilët janë më afër jush.

Megjithatë, përshkak të sigurisë së shoferit dhe të tjerëve rreth tij, aplikacionet nuk do të mbështesin ndonjë aktivitet që kërkon futjen e tekstit përderisa makina është në lëvizje. Sipas Mercedes, aplikacionet sociale tërheqin aq shum vëmendje sa që edhe radio dhe sistemet tjera për navigim.

Facebook aplikacioni do të shfaq vetëm postimet e shkruara më herët(shembull) për postime automatike me vetëm një prekje në ekran./itshqip

CategoriesTags

Related Posts