Autonomo – një koncept i ri për automjete

Autonom është një koncept i ri për gjeneratën e ardhshme të automjeteve, zhvilluar nga studenti Charls Ratraj, student për dizajn nga Melburn, Australi i cili frymëzimin e tij e kishte fituar pasi që pesë vite kishte jetuar në Los Angeles dhe vazhdimisht kishte pasur probleme me bllokimin e trafikut.

Autonomo është një makinë ose automjet vetëm për një person, i pajisur me sensorë për njohjen e objekteve dhe i cili ndjek parimet në një degë të veçantë nga robotika e cila quhet “swarm robotics” e cila shqyrton temën për kordinimin e sistemeve të vendosura nga një numër i madh i robotëve dhe procesëve gjat sjelljes kolektive të robotëve. Inspirimi për formimin e kësaj zone të robotikës vjen nga insektet dhe zogjve për lëvizjen dhe sjelljet e tyre kolektive.

Sipas studimeve të cilat citon magazina Wired deri në vitin 2030, 60% nga popullsia e botës do të jetojë nëpër qytete dhe do të menaxhojë me mbi 2 milijardë automjete, që do të jetë rëndë për menaxhimin e problemeve të trafikut.

Edhe pse Autonomo është vetëm një ide dhe projekt nga një student i zakonshëm, megjithatë kjo sferë nuk është e panjohur edhe nga prodhues të automjeteve si General Motors dhe Volkswagen të cilët kanë krijuar dhe investuar në studime dhe projekte të tilla. Megjithatë, deri më tani Charls nuk është kontaktuar nga asnjëra nga këto kompani për biseda më serioze./itshqip

CategoriesTags

Related Posts