Azoti vdekjeprurës rrjedh në fabrikën LG

Një rrjedhje e azotit në fabrikën LG Display të Koresë Jugore vrau dy njerëz të Hënën, raporton agjencia e lajmeve Yonhap. Një person vdiq në vendngjarje, ndërsa tjetri vdiq rrugës...

Azoti vdekjeprurës rrjedh në fabrikën LG1111

Një rrjedhje e azotit në fabrikën LG Display të Koresë Jugore vrau dy njerëz të Hënën, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Një person vdiq në vendngjarje, ndërsa tjetri vdiq rrugës për në spital, sipas agjencisë. Rrjedhja e azotit ndodhi pasmesnate në fabrikën e qytetit Paju që ndodhet në veri të kryeqytetit Seul.

Edhe katër persona të tjerë janë të lënduar si pasojë e kësaj rrjedhje, derisa njëri prej tyre është në gjendje kritike. Punëtorët mendohet të kenë qenë të përfshirë në renovimet e ndërtesës në katin e nëntë, bazuar në Korea Herald, transmeton ITshqip.com.

Pasi që azoti është gaz pa erë dhe pa shije, viktimat mendohet se nuk e kanë kuptuar se janë në rrezik. Ky gaz përbën 80% të atmosferës së tokës dhe mund të shkaktojë asfiksim të rastësishëm kur është i pastër.

LG Display është krijuesi më i madh në botë i ekraneve LCD me seli në Seoul. Kompania gjithashtu ka edhe disa fabrika në Gumi dhe Paju të Koresë Jugore./itShqip

RELATED BY