Baza e anijeve kozmike pothuajse gati, fluturimet e para më 2013

Pak më shum se një shekull, njeriu ende zbulonte sekretet e fluturimit. Tani, 108 vite nga fluturimi i parë i vëllezërve Rajt, jemi shum afër të fluturimit të parë...

Pak më shum se një shekull, njeriu ende zbulonte sekretet e fluturimit. Tani, 108 vite nga fluturimi i parë i vëllezërve Rajt, jemi shum afër të fluturimit të parë komercial në kozmos, kurse aeroporti ose baza nga ku do të nisen këto anije kozmike është pothuajse gati.

Projekti më i ri dhe deri më tani më i madh i Rixhard Brenson është i vendosur në 1.800 hektar në New Mexico. Edhe pse akoma nuk është përfunduar, tashmë vërehet pista e gjatë, terminali dhe qendra e operacioneve hapsinore, me një dukje të shkëlqyeshme.

Sipas zëdhënsit, projekti është disa muaj para përfundimit, dhe pritet të përfundojë në fund të vitit. Fluturimet e para janë paralajmëruar në vitin 2013.

Drejtoresha e sapo emëruar e bazave ose aeroporteve në New Mexico, Kristin Anderson thotë se është e befasuar nga shpejtësia që po ndërtohet.

Deri më tani nuk ka kompani që do të fluturojë nga atje, kurse WhiteKnightTwo/SpaceShipTwo e Virgin Galactic akoma është në fazën e testimeve. Kompania duhet vetë të vlersojë kur mund të dërgon turistë sigurtë në hapësirë, por Anderson mendon se fluturimet e para do të fillojnë në vitin 2013./itshqip

 

RELATED BY