Bëhuni gati për një shfletim më të shpejtë në ueb!

HTTP apo Hypertext Transfer Protocol është një pjesë qendrore e WWW (World Wide Web) që i lejon një shfletuesi të lidhet me një ueb server për të ngarkuar faqen...

Bëhuni gati për një shfletim më të shpjetë në ueb

HTTP apo Hypertext Transfer Protocol është një pjesë qendrore e WWW (World Wide Web) që i lejon një shfletuesi të lidhet me një ueb server për të ngarkuar faqen e kërkuar. Të mërkurën, Mark Nottingham, drejtori ekzekutiv i grupit punues në IETF HTTP njoftoi që standardi i ri HTTP/2 tani është kompletuar tërësisht dhe është aprovuar.

Kjo është vërtetë një punë e madhe pasi që hera e fundit që HTTP është përditësuar ishte në vitin 1999. Tani, pas 16 viteve HTTP/2 premton se do të sjell ndryshime dhe përmirësime të mëdha në mënyrën se si interneti operon, transmeton itShqip.com

HTTP/2 tani do të ngarkoj uebfaqet më shpejtë duke sjellur gjithashtu edhe funksione të reja si dërgimin e dy apo më shumë kërkesave në HTTP brenda kohës së njëjtë.

Google tashmë ka njoftuar që do të ofrojë HTTP/2 sa më shpejtë në shfletuesin Chrome, ndërkohë që edhe Firefox pritet të ndjek hapat e njëjtë. Pra, brenda disa muajve ne do të shohim një ueb më të shpejtë si në pajisjet Desktop ashtu edhe tek ato mobile.(ITshqip)

RELATED BY