Bing Autos ju ndihmon të gjeni veturën e përsosur

Ekipi i Bing ka njoftuar për disa gjëra të reja që kohët e fundit i ka shtuar tek Bing Autos. Duke filluar nga sot, shërbimi i Bing për veturat...

Ekipi i Bing ka njoftuar për disa gjëra të reja që kohët e fundit i ka shtuar tek Bing Autos. Duke filluar nga sot, shërbimi i Bing për veturat do të ju mundësoj të gjeni veturën e përsosur.

Sipas njoftimit, tani ekziston mundësia e zgjedhjes së opsioneve për gjetjen e një veture të re ose të përdorur. Pra, përveç që mund të kërkoni vitin dhe modelin, blerësit tani mund të gjejnë edhe rishikimet e pronarit, rishikimet e ekspertëve, videot, çmimet dhe listat e tregut, e gjitha kjo ofrohet nga vetë Bing. Më nuk keni nevojë të kërkoni nëpër faqet e ndryshme të internetit për të lexuar mendimet e ndryshme të njerëzve rreth asaj veture. Tani, të gjitha i keni në Bing Autos.

Nëse keni zgjedhur dy vetura, atëherë keni mundësi që t’i afroni krah për krah dhe të bëni një krahasim të mirë. Bing Autos po jeton tani, provojeni tani dhe na tregoni se çfarë mendoni./itshqip

RELATED BY