BlackBerry Messenger Beta në dispozicion për Android dhe iOS

E parashikuar edhe më parë, BlackBerry Messenger, tani zyrtarisht është në versionin Beta edhe në Android dhe iOS, njoftoi shefi i BlackBerry Thorsten Heins. Kjo platformë paraprake nga ky...

BlackBerry Messenger Beta në dispozicion për Android dhe iOS

E parashikuar edhe më parë, BlackBerry Messenger, tani zyrtarisht është në versionin Beta edhe në Android dhe iOS, njoftoi shefi i BlackBerry Thorsten Heins.

Kjo platformë paraprake nga ky aplikacion është në dispozicion tek një numër zhvilluesish dhe përdoruesit e versionit Beta mund të testojnë aplikacionin në pajisjet e tyre me Android apo iOS.

BBM Beta është në dispozicion vetëm si ftesë nga ekipi i BlackBerry-it. Versioni Beta i këtij aplikacioni kërkon versionin Android 4.0 Ice Cream Sandwich ose ndonjë version më të ri, ndërsa tek përdoruesit e iOS-it kërkon versionin iOS 6./itShqip

RELATED BY